Si gjithmonë, Fifi flet hapur:Personi i zemrës më ka…

Showbiz

Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi është një ndër këngëtaret më të preferura të momentit. Ajo ka shumë adhurues kudo ku ka shqiptar. Ndonëse me një axhendë muzikore të ngjeshur, Fifi mundohet të jetë gjithmonë pranë fansave.

Së fundmi, këngëtarja i ka dhënë mundësi fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në rrjetin social ‘Instagram’. Mirëpo, njëra prej pyetjeve ka rënë në sy të të gjithëve: ‘A je lënduar ndonjëherë prej personit që e ke dashur?’. Fifi është treguar tepër e sinqertë, por nuk ka hezituar të përdor edhe humorin. ‘Hahaha patjetër… Nuk është interesante nëse nuk lëndohesh’, shkruan këngëtarja.