Si mund të përqafosh dikë tjetër veç babit? Adelina Muca tregon përshtypjet e vajzës kur e sheh në ekran!

Showbiz

55564297 602886630123540 1878735277862682624 n

Adelina Muca, ose ndryshe Bela e “Familjes Kuqezi” ka rrëfyer së fundmi disa detaje më tepër rreth sitcomit të cilin e ndiqni çdo të shtunë në Jolly HD. Por, një nga detajet më interesante, lidhet me familjen e saj në jetën reale. Aktorja ka treguar përjetimin e vajzës së saj, teksa sheh mamin në ekran. 

adelinaa

“Ajo e ndjek, ka raste kur e sheh dhe dy herë. Edhe kur unë nuk e kap orarin e transmetimin, ajo e ndjek dhe kur shkoj në shtëpi, flet pafund për episodin që ka parë. Kryesisht e tërheqin personazhet e fëmijëve, dhe kënaqet me ata të dy. Ka pasur raste edhe kur më ka drejtuar gishtin por në gjëra që lidhen me marrëdhënien në familje. Problematika më e madhe ishte një episod ku më tha: ‘Nuk e kuptoj dot si mund të përqafosh (se nuk thoshte dot puth) një person tjetër përveç babit. Uroj mos të ndodhi herë tjetër,” ka thënë Adelina për Tring Stars.