Si po shkon martesa e Kadir Doullu dhe Neslihan Atagyl?

Showbiz

Çifti i aktorëve Kadir Doullu dhe Neslihan Atagyl janë argëtuar së bashku duke ndjekur koncertin e këngëtarit Murat Dalkiliç dhe kanë pozuar për kamerat të lumtur. Çifti, gjatë verës ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për reagimet e aluduara, të xhelozisë nga ana e Neslihan, ndaj koleges së saj Serra Arityrk. Edhe pse ajo vetë i mohoi zërat për këtë xhelozi, zhurma që lanë pas thashethemet dhe artikujt e ndryshëm në shtypin rozë, vazhdoi për javë të tëra. Por këto fotografi të cilat janë të mbushura me harmoni dhe shikime ‘të dashuruarish’, përcolllën qartazi një panoramë të tanishme  të martesës së tyre, të qetë, të lumtur e larg zhurmave të verës. Pas përfundimit të koncertit, mes duartokitjesh të shumta, Neslihan ka përqafuar miqësisht këngëtarin. Kështu aktorja e cila e ka fituar shumë kohë më parë dashurinë e fansave me rolin e protagonistes në serialin “Vajza e ambasadorit”, ka dhënë mesazhin se është mirë dhe e lumtur, për të gjithë ata që me interes e kanë ndjekur lidhjen e dashurisë së saj me Kadir Doullu.