Sipas fansave, Arilena Ara mund të fitojë Eurovision-in

Showbiz

Arilena Ara është një nga këngëtaret më favorite për të fituar Eurovizionin. Të paktën kështu duket deri tani nga votimet e ndjekësve. Ajo ka lënë në vend të dytë Spanjën me 29.52% të votave dhe Republikën Çeke me 9.94% të votave.

Për ta përfaqësuar siç duhet vendin tonë, Arilena po punon me dy fitues të “Grammys” për këngën e saj në “Eurovision”.

“Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, në Los Angeles, ku artistë si Michael Jackson e të tjerë kanë realizuar projektet e tyre.