Supermodelet në protestë kundër Trump

Showbiz

Gigi Hadid Bella Hadid Protest Instagram 640x480

Të mirënjohura në fushën e modës, dy motrat Bella dhe Gigi Hadid janë vënë përsëri në qendër të mediave, kësaj here për pjesëmarrjen e tyre në protestat kundër largimit të emigrantëvë nga qeverisja e Trump. Ato ishin të shoqëruara nga nëna e tyre dhe disa miq dhe mbanin në dorë pankarta me mbishkrimin #NobanNoWall.
“Ne jemi të gjithë njerëz dhe meritojmë mirësi dhe respekt. Nuk duhet t’i gjykojmë të tjerët nga etnia e tyre. Kjo nuk ëshhtë e drejtë.” – është shprehur Bella në lidhje me këtë rast.

Modelja ka treguar se ishte e gëzuar për pjesëmarrjen e saj edhe pse në të vërtetë do të dëshironte që probleme të tilla të mos ekzistonin.

1312244 gigi 1485838526 710 640x480