Supermodelja e Victoria’s Secret, martohet në privatësi të plotë!

Showbiz

karlie
Karlie Kloss, një nga ëngjëjt e Victoria’s Secret, është martuar ditën e djeshme me partnerin e saj Joshua Kushner. Ceremonia ishte tepër private dhe madje mediat e kanë zbuluar vetëm pas mbarimit të saj, faktin që modelja po martohej.

 640 0 5bc990b030033

Çifti kanë qenë në një lidhje prej 6 vitesh dhe në muajin korrik kishin njoftuar miqtë dhe familjarët që së shpejti do të martoheshin. Nusja veshi një fustan të realizuar nga Dior, i cili i shtoi akoma më tepër shkëlqim lumturisë së tyre.

 640 0 5bc99122d19f3