Tashmë është traditë: Kudo që ndodhet Bebe Rexha, ka valle shqiptare!

Showbiz

bebe dua valle
Mbrëmjen e djeshme në Bilbao u mbajt ceremonia e MTV Europe Music Awards. Pas mbarimit të eventit, ku duhet përmendur se Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë shkëlqyer, është organizuar një after party. Një festë tipike shqiptare mund të themi, nëse gjykojmë videot e publikuara nga Bebe Rexha.

 640 0 5be01a493583e

Ajo, së bashku me Dua Lipën, vëllain dhe motrën e saj si dhe disa miq, ia kanë marrë valles në dhomën e hotelit ku po qëndronin. “Pjesa më e bukur e mbrëmjes së djeshme, ishte tek miqtë e rinj dhe vallja në dhomën time,” ka shkruajtur Bebe krahas videos të postuar.