Tashmë nuk fshihen, Gjiko tregon momentin kur mësoi se do bëhej baba!

Showbiz

elita gjiko
Elita dhe Gjiko më fund pranuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Pas një kohe të gjatë heshtje, në videoklipin më të fundit të Gjikos, ata konfirmuan shtatzëninë e Elitës. Tani nuk u duhet më që të fshihen apo të kujdesen për çdo foto që publikojnë. Elita shfaqet hapur me barkun e rrumbullakosur, madje ka treguar se i pëlqen shumë shtatzënia.

Screenshot 15 5 e1542124912476

Ndërsa në një postim të fundit, Gjiko ka publikuar një fotografi nga dita e parë kur kanë marrë vesh lajmin e bukur. Ata të dy duken shumë të lumtur në foto ndërkohë që Elita mban në duar ekon e bebit. “Ne jemi shtatzënë”, – ka shkruar Gjiko me shaka për të ndarë me publikun emocionet e ditës më të bukur në jetën e tyre.

Screenshot 16 4 e1542124964572