Taylor Swift, së shpejti nuse në Skoci

Showbiz

taylor swift se shpejti nuse n

Ndryshe nga lidhjet e tij të mëparshme, përfshirë këtu edhe atë me Rita Ora-n, kjo me Taylor Swift duket se është më seriozja e Calvin Harris.

Një burim i afërt me producentin ka zbuluar për US Weekly, se Calvin ka planifikuar për Taylor një udhëtim në vendlindjen e tij Skoci, sikurse dëshiron që kjo e fundit të takojë prindërit e tij.

Ndërkohë nga ana tjetër autori i hitit “Summer” ka pak kohë që është njohur me prindërit e Swift, të cilët sipas të njëjtit burim, thuhet se e kanë shumë përzemër djaloshin madje mendojnë se ai është mashkulli i duhur për vajzën e tyre.

Ndonëse kanë vetëm pak muaj që janë bashkë, duket se Taylor Swift dhe Calvin Harris janë në rrugën e duhur për të qenë një çift model për të tjerët!