Të gjithë e kritikuan, por ja çfarë thotë zonja e parë e Francës për Melania!

Showbiz

brigitte macrpon
Gjatë vizitës që presidenti i Francës dhe Zonja e Parë bënë në Shtëpinë e Bardhë, Melania sipas kritikëve u vesh në një formë jo shumë të përshtatshme. Fillimisht u komentua si një “sfidë” me Zonjën e Parë franceze, më pas njerëzit u përqëndruar tek fustani i saj i cili ishte krijuar për një mbrëmje gala dhe jo për një pritje zyrtare midis dy shteteve. Gjithashtu, detaji i përhershëm mbetet “entuziazmi” i Melanie në çdo dalje publike me bashkëshortin e saj, presidentin e SHBA-ve.

bmbmbmb
“Çdo gjë interpretohet, stërinterpretohet. Ajo ka personalitet të fortë, por mundohet shumë që ta fshehë. Qesh shumë lehtësisht, me gjitçka, por nuk bie në sy. Është shumë inteligjente, por ka një jetë shumë të kufizuar. Ajo nuk mund të hapë dot një dritare, nuk mund të dalë dot jashtë. Ndërkohë që unë dal çdo ditë në Paris. Kjo shpjegon përse duket aq e ngrirë dhe pa ndjenja në publik,” ka thënë Brigitte Macron, Zonja e Parë e Francës.