The Weeknd sapo publikoi albumin e ri: Një sërë dedikimesh për Selena Gomez dhe Bella Hadid!

Showbiz

the weeknd
Këngëtari i njohur ka publikuar në mesnatë albumin e tij të ri. Mjaftoi vetëm pak orë dhe të gjithë fansat kanë bërë lidhjet e teksteve, me personat që ka pasur të bëjë kanadezi. Kujtojmë se ai ka qënë në një lidhje me super modelen Bella Hadid për rreth dy vite. Më pas u nda dhe filloi një histori të re me këngëtaren Selena Gomez. Por kur flitet për Selenën, nuk ka sesi të mos shfaqet diku tej edhe Justin. Dhe pikërisht për këtë të fundit, Selena u nda nga The Weeknd dhe u rikthye tek historia e saj e vjetër.

the weeknd23

Nëse shikoni tekstet e këngëve të tij, do të gjeni referenca të shumta për mënyrën sesi Selena e “përdori” për të kaluar kohën dhe për t’u qartësuar se çfarë ndjente për Justin. Gjithashtu në këngë të tjera duket përpjekja e tij për të patur një shans të dytë me modelen Bella Hadid, duke e konsideruar atë si një femër perfekte. Si duket këngëtari, nuk është përpjekur dhe aq shumë siç ndodh zakonisht për të përcjellë mesazhe “të koduara” me këngët e tij, përkundrazi i ka bërë ato më të qarta dhe të drejtpërdrejta se çdokush tjetër.