Tian feston ditëlindjen e parë, Tuna dhe Patris më të dashuruar se kurrë!

Showbiz

tuna tiani
Prej 1 viti Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris, u bënë prindër për herë të parë të djalit të quajtur Tian. Pas lindjes Tuna vendosi të përkushtohej në rritjen e vogëlushit dhe preferoi të qëndronte larg vëmendjes mediatike. Megjithatë kohët e fundit ka filluar të shfaqet dhe para dy ditësh postoi në rrjetet sociale një foto të ëmbël me të birin.

patris tian
Por sot është Patrisi ai i cili ka postuar një video në ‘Instastory’ ku shfaqet me familjen e tij të bukur. Ata ndodhen në festën e 1-vjetorit të Tian në të cilën janë veshur të tre njësoj, kanë zgjedhur ngjyrën jeshile si detajin e përbashkët. Ndërkohë ajo që ka rënë në sy është fakti që Roberti dhe Nora nuk ishin prezentë në festë. Gjithsesi, rëndësi ka që lajmet e ndarjes mes Tunës dhe Patrisit nuk kanë qenë të vërteta, pasi çifti shfaqen më të lumtur se kurrë.

patris tian2