Tom Hardy bëhet baba për herë të tretë!

Showbiz

tom hardy
Aktori i famshëm Tom Hardy është bërë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij Charlotte Riley ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë, ndërsa Hardy ka edhe një djalë 10-vjeçar të quajtur Louis, nga martesa e mëparshme me Sarah Ward. Çifti ka zgjedhur një emër të veçantë vogëlushin duke e quajtur atë Forrest.

cdabe86994d70ec6ff9c85cb62e08c45 tom hardy mad max tom hardy taboo

Sipas disa burimeve për mediat e huaja, Charlotte ka zgjedhur këtë emër për të birin, pasi gjithmonë ka qenë fanse e madhe e filmit “Forrest Gump”. Çifti ende nuk ka publikuar asnjë foto të vogëlushit të sapoardhur në jetë, megjithatë lajmi është bërë menjëherë i ditur nga mediat ndërkombëtare.