Transformimi i radhës i Kim Kardashian, një ‘çmenduri’ e vërtetë!

Showbiz

kim
Kim Kardashian sfidoi motrën e saj Kylie Jenner mbrëmjen e së mërkurës, pasi u shfaq rrugëve të Miami-t me një paruke ngjyrë jeshile neoni.37-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”, fiksimin e ri të flokëve, teksa ekspozonte linjat e trupit në fustanin e saj të ngushtë.

kim neon

Nëna e tre fëmijëve shijoi një mbrëmje jashtë me mikeshën e saj Larsa Pipper dhe vendosi që të shëtiste vetë me makinë dhe t’ia linte ditën pushim shoferit të saj.Dhe kur je Kim Kardashian West normalisht që do të kombinosh makinën me ngjyrën e flokëve, ndaj ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” ndërroi makinën Lamborgini të bardhë me një tjetër në ngjyrë jeshile neoni.

kim jeshile