Tuba Büyüküstün ngjall interesin e të huajve; Së shpejti në një projekt të ri

Showbiz

Tuba Byjykystyn, e bërë e famshme me rolet e interpretuara në seriale të shumta  dhe së fundmi edhe me projekte ndërkombëtare, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes me bashkëpunimin e saj të ri. Pak ditë më parë, aktorja e njohur u zgjodh  imazhi  i një marke të  telekomunikacionit rus. Mësohet se Xhirimet për reklamën zgjatën 2 ditë dhe aktorja ra menjëherë në sy të kompanisë. Ndërkohë që Tuba i është rikthyer suksesit profesional, pas situatës shëndetësore aspak të lehtë për shkak të kovid, nuk qëndron jashtë vëmendjes as jeta e saj private ku së fundmi ajo përflitet se është arsyeja e ndarjes së ish- të dashurit Umut Evirgen, dhe aktores Melisa Senolsun me të cilën biznesmeni 31 vjeçar ishte në një lidhje dashurie. Kujtojmë se Tuba u nda vitin e kaluar me Evirgen.  Së fundmi  shkak për ndarjen e tyre mendohet të jetë një mesazh përshëndetës mes Tubës dhe ish-të dashurit të saj, e kjo nuk i ka pëlqyer aspak koleges së saj Melisa, e cila i ka dhënë fund romancës menjëherë, duke akuzuar Tuba  Byjykystyn si shkak të ndarjes mes tyre. Nga ana tjetër, vetë aktorja e njohur është shumë e zënë me jetën e saj dhe ka zgjedhur të heshtë në lidhje me akuzat për këtë çështje.