U nda nga Seldi, ish partnerja e tij fejohet sërish!

Showbiz

mimoza
Së fundmi kryefjalë e medias ka qenë ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës, gjë për të cilën asnjëri prej tyre nuk ka dashur të flasë dhe të japë sqarime të detajuara. Por, ju kujtohet ish e fejuara e Seldit, Dafina Zeka?

seldi 3

Dafina është vajza e Milaim Zekës dhe emri i saj është lakuar në media, për shkak të lidhjes disa vjeçare me këngëtarin.Tashmë duket se çdo gjë i ka mbetur të shkuarës dhe Dafina ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo ka krijuar një lidhje të re me një shtetas suedez, me të cilin është njohur në Stokholm, atje ku banon prej kohësh.