U pagua apo jo nga shteti grek? Olta Gixhari reagon për listën e famshme…

Showbiz

gixhari
Ka disa ditë që në media po flitet për një skandal ku thuhet se portale, artistë dhe gazetarë shqiptar janë paguar nga ministra grek për të folur pozitivisht për Greqinë me mbi 1 milion euro. Ka qenë një skandal i plasur në Greqi ku disa ministra janë konfliktuar dhe kanë nxjerrë këtë sekret në lidhje edhe me politikanë që janë marrë me çështjen e Marrëveshjes së Detit.Ndër personazhet që janë përmendur ishte edhe emri i aktores Olta Gixhari ku flitet se ka marrë 12.000 euro.Ka qenë Olta Gixhari e cila ka reaguar ashpër në lidhje me këto deklarat duke i hedhur poshtë dhe i ka cilësuar si të pavërteta.

oltaa 657x350

“Është një marrëzi që më ka prishur ditën! Dikush do mbajë përgjegjësi për këtë shpifje të rëndë kundër emrit tim.” – ka përfunduar aktorja.Olta e ka marrë më seriozisht faktin që është përfshirë në këtë list sesa të tjerët. Në fakt është përfolur se shteti grek nuk paguan personat e lartpërmendur, por website në Korçë dhe Himarë të cilët mbështetin vorioepirotët. Gjë të cilën e ka pohuar edhe kryeministri grek Alexis Tzipras, i cili ka treguar se financojnë portale në Shqipëri për të bashkëpunuar. Gjithësesi bie poshtë lista e emrave e publikuar pak ditë më parë duke qenë se nuk kanë lidhje me këto portale!