Vazhdojnë hetimet për vdekjen e yllit të “Friends”

Showbiz

Hetimet për vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry,  vazhdojnë ende! Kryesisht fokusi është vendosur te vendi i fundit në të cilin ai ndodhej para se të ndahej nga jeta në tetorin e vitit të kaluar.  sipas raportit të autopsisë të lëshuar në dhjetor nga Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Angelesit, Perry ndrroi jetë në shtëpinë e tij nga efektet akute të ketaminës. Detektivët kanë intervistuar njerëz që mund të kishin informacion për burimin e lëndës narkotike. Asnjë arrestim nuk është bërë. Departamenti i Policisë në Los Angeles tha se rasti është i hapur ende në vazhdim, dhe konfirmoi se ka qenë në kontakt me Administratën e Zbatimit të Drogës dhe Shërbimin Postar të ShBA-ve.

Bazuar në gjetjet e Ekzaminuesit Mjekësor, Departamenti i Policisë së Los Angelesit, me ndihmën e Administratës së Zbatimit të Drogës dhe Shërbimit të Inspektimit Postar të Shteteve të Bashkuara, ka vazhduar hetimin për rrethanat e vdekjes së aktorit”, tha LAPD në një deklaratë. Perry,i njohur më së shumti për rolin e tij si Chandler Bing në “Friends”, u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare më 28 tetor 2023. Ai gjithashtu luajti në disa seriale të tjera televizive, duke përfshirë “Studio 60 on the Sunset Strip” dhe filma si “17 Again” dhe “Fools Rush In”. Në një deklaratë Departamenti i Policisë tha se Perry u zbulua nga një dëshmitar teksa nuk reagonte në xhakuzin e tij. Më pas u raportua se aktori kishte marrë infuzione ketamine për depresion dhe ankth.