Vendimi drastik i Eva Muratit për t’u bërë bjonde, si duket me flokët në ngjyrë platin

Showbiz

veameff

E qeshur, elegante, gjithnjë natyrale, jemi mësuar ta shohim Evën tek moderon emisionin e sportit nga studioja e Championist ! Kohët e fundit kemi vëne re që bukuroshja 23 vjeçare po përpiqet të çelë gradualisht ngjyrën e flokëve përmes disa fijeve bionde, por që të shndërrohej në një bjonde platin atë se kishim menduar ndonjëherë! Në fakt fotot e fundit postuar në Instagram, Eva i ka realizuar për Anisa Collection, stilisten e talentuar, dhe duket se paruket në ngjyrë platini kanë qenë një zgjedhje në funksion të setit fotografik!

Eva duket si një personazh dalë nga ndonjë përrallë, teksa pozon me luleborë në duar ! Living po përmbledh më poshtë të gjitha fotot e publikuara në Instagramin e Evës dhe Anisës dhe ju mbetet juve të vendosni nëse Eva duhet të vazhdojë t’i çelë flokët apo i shkojnë më shumë ngjyrë çokollatë e më pranë natyrales.

eva3

eva3

eva3