Venera zbulon arsyen prekëse përse fejesa me Lindin vazhdon të shtyhet…

Showbiz

venera lumani
Gjatë një udhëtimi në Barcelonë, në qershor të këtij viti, Venera Lumani mori propozimin më të bukur nga Lind Islami. Ka kaluar kohë që nga ajo ditë dhe çifti i njohur nuk kanë organizuar ende një ceremoni fejese me njerëzit e tyre të afërt.Venera ka zbuluar se nuk kanë mundur të festojnë për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të gjyshërve të saj.

yy 680x365 c

“Akoma nuk kemi bërë një darkë familjare për të mbledhur dy familjet. Fejesa erdhi shumë shpejt, nuk e mendoja kurrë sepse ne bashkëjetonim. Arsyeja përse ende nuk e kemi realizuar një festë për fejesën, është gjendja shëndetësore e gjyshërve të mi. Ata nuk janë mirë. Jam shumë e lidhur me gjyshërit, sepse jam rritur me ta. Mami dhe babi kanë pasur obligimet e tyre dhe unë kam qenë gjithë kohës me ta”. Pavarësisht se Venera dhe Lindi jetojnë bashkë, ajo ka treguar se martesa nuk është në planet e tyre të afërta. Ndërsa përsa i përket familjes që mendon të krijojë me partnerin e saj, këngëtarja tha se dëshiron që në ët ardhmen të jetë nënë e një ose dy fëmijëve.