Vesa Luma kthehet pas në kohë

Showbiz

Së fundmi Vesa Luma është bërë nostalgjike dhe ka rikujtuar me anë të disa fotove disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj artistike. Me publikimin e disa fotove dhe videove, në ‘Instastory’ këngëtarja ka kujtuar albumin e saj të parë, koncertin e preferuar dhe disa albume të tjera të vjetra që i përkasin fillimeve të karrierës së saj. Mjafton të shohësh këto foto për të kuptuar sa herët ka nisur Vesa të këndojë dhe sa shumë i është përkushtuar muzikës për kaq shumë kohësh. Vesa ka qenë gjithmonë e preferuar për publikun ajo është rikthyer fuqishëm në skenë dhe më me energji se kurrë.