Vin Veli nis historinë e re? Ja kush është partnerja e tij!

Showbiz

vin veli
Dy ditë më parë një video e publikuar në instagramin e këngëtares Aurela Gaçe, ndërsa tregohej se si të pranishmit argëtoheshin në ambientin ku këngëtarja performon live, mes tyre u dallua edhe Dj Vin Veli në një tavolinë mes miqsh, ndërsa shumë pranë tij ndodhej një vajzë brune.Mënyra e kërcimit së dyshes dhe fakti që tavolina e tyre kishte vetëm çifte, bëri që të aludohej se Vini ka nisur një romancë me bukuroshen që kishte në krah.

56730688 10219167724605213 233193303716134912 n

Ndonëse nuk pati asnjë konfirmim apo mohim të lajmit që po qarkullon këto ditë në portale të ndryshme, ka disa info për vajzën në fjalë.Ajo quhet Sara dhe aktualisht ndjek studimet master në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. 24 vjeçarja simpatike me tiparet e theksuara mund të jetë partnerja e re e Vin Veli, i cili për rreth dy vite nga ndarja me Bora Zemani, nuk ka bërë publike asgjë të re në çështjet e zemrës.