Visjan Ukcenaj tregon se kur do bëhet baba dhe gjininë e fëmijës!

Showbiz

visjani
Aktori i humorit Visjan Ukcenaj dhe partnerja e tij shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Mjaft i entuziazmuar për këtë aktori në emisionin e pasdites “Rudina” zbuloi gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë. Visjani tregoi se lajmin ja tregoi bashkëshortja nëpërmjet një mënyre mjaft emocionuese. Ai u shpreh se pasi bënë vizitën tek mjeku partnerja i tha se do ja tregojë gjininë me anë të dhuratës që do blejë.

visjan

Teksa i kishte dhënë dhuratën ai e hap dhe e sheh që është ngjyrë rozë, por më pas kuptoi se dhurata ishte mbrapsht dhe në të vërtetë ai do të bëhej baba i një djali. Një ndjesi e papërshkrueshme e cila e ka përlotur pafund aktorin. Gjithashtu Visjani shtoi se pritja e ëmbël për bashkëshorten përfundon në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.