William Levy bën veprimin human dhe arrin 6 milionë ndjekës!

Showbiz

will levy
Aktori i njohur kuban William Levy ka arritur shifrën e 6 milion ndjekësve në ‘Instagram’, pasi kontribuoi për të ndihmuar një vajze nga Venezuela e cila kishte bërë thirrje për para pasi ishte e prekur nga një sëmundje e rëndë.

william tiffany

“Hi, emri im është Tiffany. Jam 13 vjeç , jam nga Venezuela dhe vuaj nga kanceri. Kam nevojë për të bërë një ndërhyrje në një spital në Argjentinë për të vazhduar trajtimin”,- shkroi Tiffany në postimin e saj.Aktori dhuroi menjëherë 2 mijë dollarë dhe u shpreh se ishte shumë i lumtur për dhurimin që bëri. Pas kësaj fansat e William kanë shkuar në më shumë se 6 milion.