Xhensila arrin 1 milionë ndjekës, ja si feston këngëtarja…

Showbiz

xhensila 1mm
Edhe Xhensila Myrtezaj, ka arritur si disa prej kolegëve të saj, 1 milionë ndjekës në Instagram. Tashmë, në epokën ku rrjetet sociale kanë marrë vëmendjen maksimale, të tilla “evenimente” duhen patjetër festuar. Këtë gjë ka bërë dhe Xhensila, për të falenderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre ndër vite.

xhensila 1m

Ajo është surprizuar nga një dyqan lulesh, me një kuti transparente e cila shkruante “Xhensila 1M followers”, të mbushur brenda me lule rozë dhe perla. Këngëtarja ka postuar një foto ku duket më e ëmbël se kurrë, duke mbajtur në duar kutinë me lule dhe duke falenderuar të gjithë ata që e ndjekin në rrugëtimin e saj.

xhensla 1m