Xhensila publikon projektin e ri: Shtatzania e ka bërë më të bukur se kurrë!

Showbiz

xhens kng

Që prej kohës kur u bë publik lajmi i shtatzënisë, Xhensila Myrtezaj i ka rralluar daljet publike. Megjithatë ajo para pak ditësh lajmëroi publikimin e klipit më të fundit në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Projekti u prezantua zyrtarisht disa minuta më parë dhe është padyshim kënga që do ndezi verën. Xhensila është shfaqur shumë energjike edhe pse në muajin e 7-të të shtatzënisë, për të mos folur për nurin që e ka shoqëruar në mënyrën më të bukur. Vetë këngëtarja ka shkruar dy fjalë për këtë projekt që e konsideron shumë të veçantë.

“Të dashur miq, ju prezantoj të gjithëve me projektin tim më të ri. Ishte sa e vështirë edhe e bukur për shkak se isha pak shtatzëne në muajin e 7-të. Falenderoj Ardian Bujupin për ftesën, një nga artistet më të preferuar shqiptarë. Është një nga projektet që kam punuar me dëshirë maksimale. Uroj që t’ju shoqërojë gjatë ditëve të nxehta të verës. Shijojeni ‘Çika Çika’ dhe shihemi së shpejti”,-ka shkruar Xhensila krahas videos së këngës.