Zayn dhe Gigi janë ndarë dhe askush nuk dinte asgjë

Showbiz

Zayn-dhe-Gigi-janasgjë.jpg

Me këtë lajm sapo trishtuam miliona fansa të çiftit, por mesa duket supermodelja dhe këngëtari qenkan ndarë që nga muaji Nëntor dhe askush nuk dinte asgjë. Edhe pse në Mars të këtij viti u rikthyen sërisht bashkë pasi kishin marrë një pushim të shkurtër nga mardhënia e tyre. Dyshimet për ndarjen e tyre u shtuan akoma më shumë kur Malik nuk u shfaq në asnjë nga fotot e fundvitit të Gigit, duke mos harruar këtu dhe faktin se në të shkuarën Zayn ka qenë gjithmonë i pranishëm në fotot e fundvitit të supermodeles. Madje një tjetër detaj që na bëri të dyshonim akoma më shumë është fakti se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në instagram. Por pavarësisht dyshimeve asnjëri nga partnerët nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ndarjen e tyre. Mbase kanë vendosur që ta mbajnë mardhënien mjaft private dhe të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.