Zayn vendos të tjetërsohet pas ndarjes nga Gigi!

Showbiz

malik
Pas ndarjes nga modelja Gigi Hadid, Zayn bëri një ndryshim shumë drastik në pamje, duke i lyer flokët ngjyrë jeshile. Por ditën e sotme ai ka postuar një fotografi ku përveç flokëve jeshil ai ka vendosur dhe lente në të njëjtën ngjyrë duke marrë një pamje të tjetërsuar.

zayn jeshil2
Kjo gjë i ka ndarë fansat e tij në dy grupe, sepse disa prej tyre mendonin se ngjan shumë bukur me këtë pamje ndërsa disa të tjerë nuk e pëlqejnë aspak. Disa ndjekës e kanë komplimetuar duke shkruar se ai është mashkulli më i bukur në planet, por disa të tjerë nuk kanë ngurruar t’i thonë hapur të vërtetat. “Mos vallë ke rënë kaq poshtë prej ndarjes nga Gigi?”, – shkruan njëri. Ndërsa dikush tjetër ka shkruar: “Po i zhgënjen fansat e tu duke postuar të tilla fotografi dhe lyer flokët në këtë ngjyrë, dukesh shumë patetik.”

zayn jeshil
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Zayn ndryshon ‘look’ pas një ndarje. Në vitin 2015-të pasi u nda nga Perrie Edëards, ai rruajti flokët dhe më pas i lyeu me disa ngjyra të ndryshme.