Zbulohet një tjetër konkurente e Dancing With The Stars!

Showbiz

dancing
Spektakli i njohur i kërcimit pritet të fillojë së shpejti, e sigurisht dita ditës zbulohen detaje të ndryshme rreth tij. Konkurentët e parë që u zbuluan nga ky spektakël janë vëllezërit binjakë të “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veishaj.

Ndërkohë konkurentja e radhës, e ka zbuluar vetë pjesmarrjen e saj në këtë spektakël. Bëhet fjalë për Mariza Ikonomin. Këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet në palestër duke bërë prova. “Të lodhur, të rraskapitur por gjithmonë të qeshur dhe pozitivë,” ka shkruajtur ajo bashkangjitur fotos.