Zbulohet roli i Tolgës në finalen e madhe të Dancing, mos e humbisni për asgje daljen e tij në skenë këtë të premte

Showbiz

tolhawww

Ditë më parë lajmi se Tolgahan Sayisman do të vinte në Tiranë mori dhenë, dhe faqet e fansave të aktorit turk filluan të shpërndanin foto të kryeqytetit tonë. Mëngjesin e ditës së sotme aktori i famshëm turk Tolgahan mbërriti më në fund ! Ai ka zbritur në aeroportin e Tiranës bashkë me bashkëshorten e tij, Almeda Abazin dhe vetëm pak minuta më parë faqja zyrtare e spektaklit Dancing with the Star ka ndarë lajmin që të gjithë fansat prisnin!
Finalja vjen me një të ftuar special! Aktori do të marrë pjesë në naten e fundit te spektaklit me te madh te kercimit. 
Ky emision moderohet nga bashkëshortja e tij e ndoshta do të kemi kënaqësinë të shohim një kërcim të dyve duke qenë se kjo është nata speciale. Besojmë se Tolga ka dhe ndonje plan tjetër, pasi është hera e parë që ai viziton vendlindjen e bashkëshortes! Na mbetet ta zbulojmë.

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on