Zbuloni cili serial do të nis në Tring pas “Nusja nga Stambolli”

Showbiz

Përfundon këtë javë seriali i mirënjohur “Nusja nga Stambolli” për t’i lënë vendin një tjetër seriali po aq të suksesshëm. Rikthehet në ekranin e Tring aktori i njohur Kadir Dogullu të cilin e kemi njohur nga “Mes dy dashurive”. Ai vjen këtë herë në krah të Devrim Özkan, në serialin e titulluar “Ribashkimi”.

Azizi dhe Ferideja janë fëmijët e dy armiqve të përbetuar, Faikut dhe Tahsinit, të cilët në rini kanë luftuar për zemrën e Syhejlës. Kur zbulon se i biri ka rënë në dashuri me të bijën e Faikut, Tahsini mendon se më në fund tani mund të marrë hak. Azizi është trashëgimtari i vetëm i familjes së pasur, ndërsa Ferideja një vajzë e thjeshtë, e cila ka humbur të ëmën që në moshën tre vjeçare. Dashuria mes dy të rinjve është me shikim të parë për Azizin. Teksa vajza e urren, djaloshi do të bëjë çmos për ta bërë të tijën. Ky është vetëm fillimi i dashurisë së tyre të madhe. Hakmarrja apo dashuria, cila do të triumfojë në marrëdhënien e tyre?

 

RIBASHKIMI nga 28 qershori çdo të premte ora 21:00 në JOLLY HD