Goli spektakolar i Zlatan Ibrahimovic

Sport

Pa frikë, Zlatan Ibrahimovic mund të konsiderohet si vera. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më i mirë bëhet…. Sulmuesi suedez ka vijuar të habisë dashamirësit e tij në të gjithë botën, përmes gjesteve të tij teknike dhe golat spektakolarë që realizon. Zlatan na ka mësuar me shënimin e golave të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, që është pasuruar me një tjetër, për të cilin dëshmitarë u bënë tifozët amerikanë në Major League Soccer. Pikërisht bëhej fjalë për ndeshjen e luajtur midis skuadrës së tij Los Angeles Galaxy dhe Nju England Revolution. 37-vjeçari suedez kontrolloi topin në zonë me një sombrero dhe më pas shënoi me roveshatë. Një gol të cilin ia vlen ta shohësh e rishohësh disa herë. Por gjithsesi, ky gol nuk pati shumë vlerë për skuadrën e suedezi, përderisa fatkeqësisht ishte e pamundur që të shmangej humbja 2-1 e Los Angeles Galaxy përballë Nju England Revolution. Ky ishte goli i 11-të i ish-lojtarit të përfaqësueses suedeze në këtë sezion për klubin amerikan të Major League Soccer.