Allegri kërkon patjetër vendin e parë në grup!

Sport

max juve

Massimiliano Allegri (trajner i Juventusit): “Ne luajmë për vendin e parë në grup, përballë një skuadre që ka krijuar shumë në fushën e vet. Për neve është tepër e rëndësishme të përfundojmë fazën e grupeve në vend të parë. Kështu, në shortin e të tetave do të shmangnim skuadra të forta si Barcelona, City, apo Real Madrid… Por nuk mund të mendojmë se do të jetë e thjesht. Nëse zbresim në fushë pa respekt për kundërshtarët, qofshin ato edhe me një nivel teknik inferior, atëherë mund të përfundojmë me kocka të thyera. Chielini do të pushojë, ndërsa Ronaldo të jetë në fushë nga minuta e parë. Do të luajmë në një klimë të ftohtë. E për më tepër edhe në një fushë me bar sintetik, gjë që do ta na i vështirësojë më shumë”.