AMIR RRAHMANI, MBROJTËSI I NAPOLIT:

Sport

“Kemi luajtur vetëm një ndeshje dhe sonte luhet e radhës. Frankfurti nuk ka se çfarë të humbasë, kështu që do të jetë një sfidë mjaft e rrezikshme. Për këtë arsye, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe t’i japim fund çështjes së kualifikimit. Frankfurtin e kemi studiuar me kujdes. Kemi parë ndeshje të tyre, në të cilat, ata kanë arritur ta përmbysin rezultatin dhe zotërojnë mentalitetin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Ata nuk heqin dorë, por besojnë deri në fund. Këtë gjë mund ta vërtetojmë edhe nga edicioni i tyre i kaluar në Europa League. Me të vërtetë që Frankfurti është një skuadër mjaft e fortë.”