Andi Lila merr vlerësimin më të bukur këtë fillim viti!

Sport

andi
Andi Lila nuk është kampion vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Futbollisti i njohur i kombëtares njihet edhe më parë për natyrën e filantropike, por këtë herë është vlerësuar me një çmim special për kontributin e tij.Andi ka postuar para pak orësh një foto në profilin e tij në Instagram, një çertifikatë mirënjohje të dhënë nga Shtëpia e të moshuarve Kavajë, i cili është edhe qyteti i tij i lindjes.

andiiiiii

” z.Andi Lila, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për Shtëpinë e të moshuarve, Kavajë”- shkruhet në Certifikatën e publikuar. “Viti nuk mund të niste më mirë. Faleminderit”- shkruan Andi në mbishkrimin që shoqëron foton. Në komentet poshtë postimit, fansat por edhe figura të tjera të njohura komplimentojnë futbollistin për vlerësimin e marrë dhe shprehin krenari për gjestin e tij human.