Angli, shifra rekord për transferimet e janarit, plot 430 milionë paundë

Sport

 merkaro
Merkatoja e janarit të këtij viti vulosi një rekord për klubet e Premier-League-ës. Plot 430 milionë paundë ishin shifrat që u shpenzuan dhe sipas Deloitte-Sports-Business Groupp, këto janë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë pikë të sezonit për futbollin anglez. Interesante është se 150 milionë paundë u shpenzuan vetëm në ditën e fundit të merkatos dhe kjo shifër tejkaloi rekordin e vitit 2011-të, ndalur në 135 milionë. Lëvizjet e Giroud, Barkley dhe Palmeiri te Chelsea, Lucas Moura te Tottenham, Aubameyang te Arsenal, apo Walcott, Tosun dhe Mangala te Evertoni ishin vetëm disa nga transferimet e këtyre ditëve të janarit. Rekordi i janarit padyshim mbahet nga Liverpooli me 75 milionë paundë për Virgil van Dijk. Shifrat janë totalisht të çmendura nëse përllogariten të gjitha shumat që janë shpenzuar deri më tani. Kompania Deloitte ka përllogaritur se për sezonin 2017-2018-të, vetëm Premier-League-a, ka shpenzuar 1.9 miliardë paundë për transferimet e lojtarëve. Ky është viti me më shumë shpenzime që kur 15 vite më parë, u mundësua që të kishte lëvizje edhe në janar. Në fakt sipas përllogaritjeve, shifrat e sezonit 2017-2018 janë sa tre vite bashkë në periudhën 2007-2010 dhe sipas Deloitte kjo vjen pasi në Premier janë krijuar 6 skuadra me investime të vazhdueshme në një kohë kur marrëveshja e të drejtave televizive ka kapur shifrat e 5 miliardë paundëve.