Angli, The Mirror këmbëngul se Sarri do kalojë te Chelsea, madje dhe duke marrë lojtarë prej Napolit

Sport

sarri
Në Angli vazhdojnë raportimet që e lakojnë trajnerin Maurizio Sarri si drejtuesin e ardhshëm të Chelsea-it, madje jo vetëm kaq, por gazeta si The Mirror këmbëngulin se ai ka një plan të qartë për të marrë në Londër edhe lojtarë të Napolit dhe emra të tjerë të Serie-A-së. Kështu 59-vjecari, i cili mbetet nën kontratë me Napolin, deri sa të zgjidhet klauzola prej 9 milionë eurosh, ka në listë emra si Raul Albiol, Jose Callejon, Dries Mertens dhe madje edhe Elseid Hysaj. Nga raportimi i gazetës The Mirror kuptohet se dinamika e propozuar ka një bazë të sigurt, pasi te Chelsea po mendohet për një trajner që ka kontakte të forta edhe me lojtarë, kjo për të garantuar një projekt të duhur edhe në aspektin e merkatos.

sari

Napoli nga ana e saj, përveç për Mertens, duket se do të bëjë pak qëndresë për emrat e tjerë. Në Angli sidoqoftë ka skeptikë dhe kritika. Pikë së pari në lidhje me moshën e lojtarëve të propozuar. Prej tyre vetëm Hysaj është i ri dhe premtues, të tjerët janë te të 30-at. Situatat e David Luiz dhe Alvaro Moratas, të cilat nën drejtimin e Antonio Contes kanë ardhur duke u përkeqësuar, janë një çështje më vete. The Mirror shkruan se të dy lojtarët në fjalë do të largohen në këtë merkato. Chelsea sidoqoftë thuhet se mund të bëjë hapa konkretë për t’i marrë Juventusit mesfushorin Miralem Pjanic. 28-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe vlerësohet mbi 60 milionë euro, ndërsa ai thueht të mos jetë i vetmi nga bardhezinjtë që synohet prej Sarrit. Rugani është një tjetër.