Anglia frikësohet mos humbet papritmas Harry Kane’

Sport

kaneee
Anglia ka ngjallur mjaft optimizëm, se mund të jetë një nga proagonistet që do të bëjë rrugë në këtë Botëror. Për këtë ka kontribuar jo vetëm loja rezultative që kanë shfaqur të besuarit e Gareth Southgate. Por mbi të gjitha, ato që kanë bërë diferencën kanë qenë golat e Harry Kane’, sulmuesi që është edhe shënuesi më i mirë i këtij Botërori. E që për më tepër ka treguar se nuk i peshon shiriti i kapitenit, që mori përpara fillimit të kampionatit botëror në Rusi.Deri këtu duket gjithçka mjaft e bukur, por tek tifozët anglezë ekziston frika se kjo mund të ndërpritet nga momenti në moment. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rrezik dëmtimi. E gjitha është e lidhur me faktin se Katia’, e shoqja e Kane’, është në pritje të një fëmije dhe ai mund të detyrohet të kthehet në Londër, atëherë kur nuk pritet. Duke lënë kështu Kombëtaren në baltë, pse jo, edhe kur Anglia të ketë për të luajtur ndonjë ndeshje të rëndësishme.

harry kane
Sipas programit, lindja e fëmijës së dytë të Harryt, duhet të ndodhë pas 15 korrikut, ditë kur do të mbyllet Botërori. Por natyra është e paparashikueshme dhe është e pamundur të programohet gjithçka me siguri. Dicka e tillë ka shqetësuar shumë tifozët anglezë, që kanë nisur të kryëqëzojnë gishtat e të luten që të mos ndodhë asgjë të paktën derisa pëfaqësuesja e “Tre Luanëve” të jetë ende në garë. Veçanërisht një mbërritje e mundshme në finalen e Botërorit pas 50 vjetësh dhe luajtja e saj pa kapitenin e goleadorin kryesor, është makthi që ka pushtuar fansat e Anglisë.