Atletico – Real, çmimet e pabesueshme të biletave për finalen

Sport

DiegoSimeoneClubAtleticodeMadridvGranadadEoPeQDM5W0x-780x439.jpg

Finalja e madhe e Uefa Champions League  do të luhet në stadiumin “San Siro’” në Milano, dhe ndeshja do te transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT nga platforma TRING.

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen më 28 maj në finalen e Ligës së Kampionëve. UEFA ka publikuar tashme informacionet rreth biletave.

Kjo e fundit ka vendosur që 25.000 e biletave të shkojnë për sponsorët dhe mediat, ndërsa tifozëve të Realit dhe Atleticos do t’u jepen nga 20.000 bileta.

Çmimet e biletave, bazuar në grafikun, do të jenë si vijon:

Zona me të kuqe 305-440 euro, me të kaltër 220-320 euro, me të gjelbër 110-160 euro, dhe zona me ngjyrën e verdhë 45-70 euro.

finalja-12.jpg