Aventura me Manchester Untied mund të quhet e mbyllur, ja ku mund të jetë e ardhmja e CR7

Sport

Pas intervistes së fundit, që shkaktoi një bujë të madhe anembanë globit, aventura e Cristiano Ronaldos me Manchester United mund të konsiderohet e mbyllur dhe tanimë kanë nisur aludimet rreth të ardhmes së tij.

Duke u nisur nga raportimet e mediave të huaja, destinacionet e mundshme të portugezit janë disa. Së fundmi, ka nisur të diskutohet një transferim i sulmuesit në radhët e Bayern Munich. Madje, agjenti i lojtarit është takuar me drejtuesit e klubit bavarez për të diskutuar për një temë të tillë.

Pas largimit të Leëandoëskit, kampionët e Gjermanisë, nuk e kanë një sulmues të mirëfilltë dhe CR7 mund të jetë pikërisht elementi që i mungon formacionit të Julian Nagelsmann.

Një tjetër mundësi është Chelsea. Presidenti i Bluve të Londrës, Tod Boehly është një admirues i madh i CR7 dhe nuk përjashtohet mundësia që 37 vjeçari të veshë fanellën e 2 herë kampionëve të Europës.

PSG mbetet një tjetër destinacion. Duke marrë parasysh që në Parc des Princes aspekti financiar nuk është aspak problem, drejtuesit mund të bëjnë atë që ndoshta, e gjithë bota e futbollit shpreson të ndodhë, që Ronaldo dhe Messi të luajnë të dy së bashku në të njëjtën skuadër.

Më tej, një tjetër mundësi është edhe Sportingu i Lisbonës. Duke marrë parasysh që karriera e CR7 është drejt perëndimit, nuk do të kishte mbyllje më të mirë dhe më spektakolare, sesa rikthimi në shtëpi.

Nëse asnjë nga këto nuk ndodh, atëherë ekziston mundësia që Ronaldo të transferohet në Arabi, ose në Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha aludimet e mësipërme do marrin fund pas Kupës së Botës. Momenti i së vërtetës do jetë pikërisht në merkaton e janarit.