BAJRAMI, SHTOHET INTERESIMI PER SHENUESIN E 2 GOLAVE KUQEZI

Sport

Nedim Bajrami u transferua te Sassuolo gjatë merkatos së janarit për 6 milionë euro. Mirëpo mund të mos jetë e thënë që të mbetet edhe sezonin tjetër në dispozicion të trajnerit Dionisi.

Bologna është duke punuar për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të medieve italiane, mes emrave që po ndiqen me vëmendje për t’u bashkuar ekipit të trajnerit Thiago Motta është edhe ai i mesfushorit të kombëtares shqiptare. Gjithmonë sipas lajmeve që vijnë nga përtej Adriatikut, përgjegjësi i sektorit teknik të klubit bolonjez, Giovani Sartori e ka vëzhguar lojtarin shqiptar gjatë ndeshjes me Moldavinë në “Air Albania”. E duket se ka mbajtur shënime pozitive në lidhje me fantazistin, që arriti edhe të bëhej protagonist me një gol. Nuk përjashtohet që drejtuesit kuqeblu edhe të bëhen gati për sulm, në rast se Sasuolo do të ishte e gatshme për ta lëshuar Bajramin kundrejt një cmimi të arsyeshëm. Kështu pra, ekziston mundësia që ish-lojtari i Empolit të largohet nga Sassuolo vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi aty.

Nedimi shkelëqeu ndaj Moldavisë të shtunën mbrëma, duke qenë ndër më të mirët në fushë, aq sa mori si shpërblim edhe realizimin e golit të dytë. Pa haruar që u dallua edhe në sfidën me Ishujt Faraoe. Tiago Mota i Bolonjës njihet si një admirues i tij, prandaj e ka përfshirë në obhjektivat e mundshëm të merkatos së verës. Vazhdimi i shkëlqimit të Bajramit me fanellën kuqezi mund të bëj Bolognën të ndërhyjë me vendoësmëri, për të synuar afrimin e lojtarit shqiptar gjatë verës.