BALLKANI BEN HISTORINE, MUND TJETER SKUADER QE KA LUAJTUR NE CHAMPIONS

Sport

Ballkani shkroi historinë në Kupat e Evropës, duke mundur 2-0 Dinamon e Zagrebit brenda në Fadil Vokrri.  Skuadra nga Suhareka priti kampionët e padiskutueshëm të Kroacisë, në kuadër të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës dhe arriti të dalë me sukses të rëndësishëm. Almir Kryeziu në minutën e 44-të dhe Ëalid Hamidit në minutën e 83-të shënuan golat në këtë fitore të Ballkanit. Kampioni i Kosovës fiksoi kështu një nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit dhe futbollit mbarëshqiptar. Por me suksese të tilla magjike Ballkani sikur na ka mësuar pasi vetëm këtë vit në “Fadil Vokrri” para Dinamos është gjunjëzuar edhe Ludogorets e BATE Borisov, klube që kanë luajtur shpesh në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, sipas “GOAL.com” skuadra që merr tri pikë në ndeshjet e Ligës Konferencë në fazën e grupeve, fiton 500 mijë euro. Kështu, edhe ekipi dardan ka arritur të mbushë arkat, përvece të shpresojë tek një kualifikim i mundshëm për më tej. Konkretisht, kjo skuadër gjendet në vendin e dytë të Grupin C. Me humbje e një fitore tani Ballkani është ngjitur në vendin e dytë me tri pikë, mbrapa vetëm Viktoria Pllzen, që ka gjashtë, kurse Dinamo është në vendin e tretë me 3 pikë.