Barcelona mendon për zëvendësuesin e Umtiti!

Sport

umtiti19

Barcelona pritet të jetë sërish aktive në merkato. Skuadra katalanase është përballur me refuzimin e mbrojtesin Samuel Umtiti sa i përket rinovimit të kontratës. Siç është përfolur ditët e fundit, francezi nuk ka pranuar rinovimin për shkak se kërkon një pagë më të lartë se ajo që Barcelona i ka ofruar. 24-vjeçari pretendon të paktën 9 milionë euro në sezon, një shumë që drejtuesve të blaugranave u duket mjaft e lartë.

umtiti2
Në këtë mënyrë janë duke u shqyrtuar mundësi të tjera sa i përket qendrës së mbrojtjes. Gazeta katalanase “Sport” flet për 3 emra që po analizohen me kujdes nga ana e drejtuesve të Barcelonës. Lenglet i Sevilla, Kehrer i Schalke 04 dhe Upamecano i Leipzig janë profilet më të pëlqyera nga trajneri Valverde.
Clement Lenglet është një nga lojtarët më të vlerësuar të Sevillas këtë sezon. Për 22-vjeçarin nuk mungojnë ofertat nga skuadrat më të mëdha në Europë, ndaj arritja e një marrëveshjeje me francezin mbetet i vështirë.

mtiti3
Dayot Upamecano gjithashtu ka shkëlqyer me Leipzig në dy sezonet e fundit duke fituar jo pak vëmendje. Kartoni i 19-vjeçarit deri më tani llogaritet të jetë rreth 100 milione euro dhe aktivizimi tek një skuadër e madhe është një nga dëshirat e tij. Kurse Thilo Kehrer cilësohet si një nga talentet e së ardhmes për Gjermaninë. Për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona duhet të paraqesë një ofertë fillestare prej të paktën 35 milionë eurosh.
Sa i përket Umtiti, e gatshme t’i ofrojë pagën e kërkuar prej tij është skuadra e Manchester United, që në rast afrimit të tij, do të braktiste pistën e Raphael Varane. Kartoni i Umtiti sipas “transfermarkt” vlerësohet rreth 60 milionë euro, por shumë skuadra janë gati ta kalojnë këtë shifër për të siguruar shërbimet e francezit.