Bayern, e mbyllur per Kim Minjae

Sport

Ka zgjatu vetëm një sezon përvoja e Kim Minjae me fanellën e Napolit. 26 vjecari, i vlerësuar si  mbrojtësi më i mirë i sezonit të fundit në Serinë A nga Liga italiane e futbollit do të jetë një futbollist i Bajernit të Mynihut.

Klubi gjerman ka gjetur akordin me koreano-jugorin, i cili për momentin po kryen shërbimin ushtarak në atdheun e tij.

Lojtari do të firmosë një kontratë 5 vjecare nga e cila do të përfitojë rreth 6.5 mln euro në sezon, pra më shume se sa dyfishin e pagës qëpërfiton tek Napoli.  Zyrtarizimi do të vijë ditët e para të Korrik sepse në atë cast aktivizohet klauzla e largimit që futbollisti ka me Napolin, një klauzolë që konsiston në 50 mln euro. Kampionët e Gjermanisë kanë treguar gatishmërinë e plotë për ta paguar këtë klauzolë dhe i duhej vetëm marrëveshja me mbrojtësin, marrëveshje që tashmë ka ardhur.

26 vjecari mbërriti tek Napoli në verën e vitit 2022 nga Fenerbahce për 18 mln euro. Në një edicion me “të kaltrit” ai zbriti në fushë në 42 ndeshje duke shënuar 2 gola,  por mbi të gjitha ishte mbresëlënës në fazën mbrojtëse duke qënë një nga elementët që e udhëhoqën ekipin drejt titullit kampion pas 33 vitesh. Karriera e Kim Minjae njeh në këtë mënyrë një rritje të ndjeshme ku në harkun e 3 viteve ka kaluar nga Beijing Guon, tek Fenerbahce, Napoli e tashmë tek gjigandët gjerman të Bajernit të Mynihut.