Bayern zgjedh përfundimisht të rikthejë deri në fund të sezonit mjeshtërin Heyckens

Sport

Jup Heyckens

Pas shumë spekulimesh, Jup Heyckens duket të jetë zgjedhja e fundit e Bayernit për postin e trajnerit, së paku deri në fund të sezonit. Gazeta gjermane Bild ka raportuar lajmin e bujshëm se 72-vjecari do t’i kthehet ambientit bavarez 4 vite pasi e shpalli kampion të trefishtë. Deri ditën e enjte shtypi gjerman kishte përmendur shumë emra si Julian Nagelsmann, Thomas Tuchel, Louis Van Gaal por dhe Luis Enriquen. Por në mënyrë të beftë, përkundër pritshmërive, të enjten, emri më i sigurt u raportua të ishte Heyckens. Sipas analistëve sportiv bavarezët duket se duan të ndreqin gabimin me Ancelottin duke emëruar një “ekspert” dhe veteran sikurse është 72-vjecari nga Munchengladbach. Për të, kjo do jetë përvoja e katërt si trajner i Bayernit. Katër vite në periudhën 87-91 një periudhë katër mujore në sezonin 2008-2009 dhe më pas dy-vjecari jashtëzakonisht i suksesshëm 2011-2013-të që e shpërbleu dhe me tripletën e famshme. Në qershor të atij viti Heyckens largohej mes lotësh duke i dhënë fund karrierës, por sot katër vite më pas, ai vendos të rikthehet, sigurisht për të ndihmuar sa më shumë ish-skuadrën e tij që aktualisht ndodhet 5 pikë prapa Dortmundit në kampionat, dhe tërësisht e shpërfytyruar nga PSG në Champions League.