Befason De Ligt: Juve? Ajaks mund të fitojë tripletën!

Sport

ron tiwtt
Ylli i ri i Ajax-it, Matthijs de Ligt, mezi pret duelin e parë të çerekfinaleve të Champions League, ku të mërkurën do të sfidojë Juventus-in, një nga klubet që interesohet për të. Talenti 19-vjeçar do të ketë detyrën e vështirë të ndalojë një prej skuadrave të konsideruara si favorite për të ngritur këtë vit trofeun prestigjoz evropian. Mirëpo ja që besimi i tij për të triumfuar në Europë është rritur ndjeshëm, vçanërisht pasi Ajax-i eliminoi Real-in në 1/8-at e finaleve. Mbrojtësi i ri guxon të pranojë jo vetëm se nuk e frikëson Juventusi, por edhe se “Harkëtarët” holandezë mund të shkojë deri në fund të kompeticionit, pavarësisht se pakkush beson tek ata.

0 GettyImages 1138681674
“Po luftojmë në tre fornte dhe mund të realizojmë tripletën. Sigurisht Juventusi mbetet një skuadër e madhe, që ka mbrojtësit qendëror më të mirë në botë. Më pëlqen vërtet Xhorxhio Chiellini, i cili është shumë i fortë. Vlerësoj gjithashtu edhe Bonuccin. Për një lojtar të ri si unë, ata janë një model. Gjithsesi, ne besojmë se kemi shanset tona për t’u kualifikuar dhe do t’i luajmë ato deri në fund. Pastaj, kemi Tadic, që është ‘Cristiano Ronaldo’ ynë”, deklaroi De Ligt për “Ziggo Sport”. I pyetur mbi të ardhmen ka thënë se “është i përqendruar tek përfundimi i sezonit me Ajaksin, prandaj nuk mund të mendojë për merkaton tani, por atëherë kur të jetë koha”. Gjithsesi, ai s’ka mohuar që ekziston mundësia për t’u transferuar te bardhezinjtë. Ndonëse ka pranuar se janë edhe disa klube të tjerë si Barcelona, Bajern e Aresenal që interesohen për të. Kështu që ia ka lënë gjithcka në dorë, agjentit të tij Mino Raiola.