Berisha, i dyzuar mes SPAL-it dhe…

Sport

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e mbylli sezonin me fitoren e arritur përballë Moldavisë, për elemeinatoret e Evropianit 2020. Por në fakt, nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te klubi i tij, Atalanta, pavarësisht se bergamaskët u kualifikuam për herë të parë në edicionin e ardhshëm të Champions League. Gardiani kuqezi humbi vendin e titullarit, duke u parakaluar nga italiani Golini. Në një situatë të tillë është folur shumë për largimin e mundshëm të Berishës nga Bergamo. Natyrisht me synimin për të vajtur në një skuadër, ku mund të luajë me vazhdimësi.


Prej kohësh, 30-vjeçari ka hyrë në orbitën e skuadrës së SPAL-it, që vijon ta kërkojë me ngulm për t’i besuar portën. Atalanta duket se është dakord me këtë lëvizje, por një mundësi e tillë mund të prishet nga vetë shqiptari. Pikërisht, ai është i prirur nga fakti që me bergamaskët mund të provojë emocionet e Champions Leagues, gjë që në fakt e ka probvuar edhe kur luante me Lacion në sezonin 2015-206. Ndërkohë që duket i sigurt se mund të rifitojë vendin e tij në formacion. Ky mund të jetë një zgjedhje me rrisk për Berishën, mirëpo ja që për momentin, Atalanta e josh më shumë se sa SPAL-i.