Biletat drejt shitjes, ja ç’e pret Shqipërinë në Francë?

Sport

Do të ketë përballë kampionen e botës. Mjafton vetëm kaq që për Shqipërinë, ajo e së shtunës në mbrëmje në “Stade de France” të jetë menjëherë një nga ato sfida të vështirësisë së lartë. Megjithëse “gjelat” francezë do të jenë pa yje si Mbape e Pogba. Por sikur të mos mjaftonte forca e kampionëve të botës, përballë Kombëtarja do të gjejë edhe një stadium të mbushur. Prestigjiozja “Le Figaro” raporton se po shkohet drejt shitjes së të gjitha biletave të disponueshme, edhe pse bëhet fjalë për një sfidë ndaj Shqipërisë së vogël. Mësohet se deri më tani, shifrat e biletave të shitura kanë kaluar 70,000 në një impiant që me kapacitet prej 80,698 vetësh. Ndërsa për ndeshjen pasrdhëse kundër Andorrës janë shitur vetëm gjysma e kësaj shifre. E pra, një publik jo i vogël në numër do të jetë në stadium, mes të cilëve shumica do të jenë francezë, por nuk do të mungojnë as shqiptarët. Prania e shqiptarëve në Francë dhe shtetet europiane është e madhe, gjë që konsiderohet diçka pozitive, pasi shumë prej tyre me pasaporta të huaja mund të blejnë bileta.


Jo vetëm për faktin e stadiumit të mbushur, për Edy Rejan dhe të besuarit e tij konsiderohet një transfertë gati e pamundur. Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje të katërt eleminatore, pasi në 3 të parat kanë marrë 6 pikë, teksa iu nevojiten pikë në dy sfidat e shtatorit, nëse duan të mbajën gjallë ëndrrën e vështirë të kualikimit në “Euro 2020”.
Nga ana tjetër, Franca gjendet në kuotën e nëntë pikëve, por rihapi çështjen e kualifikimit me humbjen ndaj Turqisë, dukë bërë që në garë tashmë të ketë tri skuadra. Kurse kuqezinjtë renditen në vendin e katërt, me një diferencë prej vetëm tre pikësh me skuadrat që për momentin kryesojnë grupin.
Sa i përket statistikave të përballjeve të kaluara mes Shqipërisë dhe Francës në total janë luajtur 7 ndeshje ku 5 i kanë fituar “gjelat” një ndeshje ka përfunduar në barazim dhe një përballje e ka fituar edhe Shqipëria. 14 gola kanë shënuar francezët në portën e kuqezinjve gjatë 7 ndeshjeve që janë luajtur, ndërsa Shqipëria ka shënuar vetëm 3 herë në portën e Francës.