Brahim Diaz mes Milanit dhe Realit, dëshira e lojtarit është e qartë

Sport

Me sezonin që po shkon drejt fundit, Milani nuk duhet të arrijë vetëm objektivat brenda fushës së lojës, por edhe ato jashtë saj. Një çështje që kërkon përgjigje në kampin kuqezi, është situata e Brahim Diaz, të cilit në pak muaj, i përfundon huazimi në “San Siro” dhe si pasojë, duhet të kthehet në radhët e Real Madrid, me klubin spanjoll që zotëron kartonin e tij.

Mirëpo, nga ana tjetër, në kampin milanist janë të bindur se Diaz nuk duhet të largohet. Sa herë që skuadra ka patur nevojë për të përgjatë këtij edicioni, mesfushori me tipare sulmuese ka qenë aty, i gatshëm për të bërë diferencën në momentet e mëdha.

Kujtojmë këto ndeshjen e fundit ndaj Napolit, ku ai arriti të shënonte dhe ishte ndër më të mirët në tapetin e blertë. Gjithashtu, edhe goli ndaj Tottenham në fazën e 1/8-tave në Champions League ndaj Tottenham, gol që në përfundim, i dhuroi kualifikimin Milanit për në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Gjithashtu, Diaz ka realizuar edhe një gol mjaft të rëndësishëm ndaj Juventusit në kampionat, në javën e 9-të të Serie A. Për të siguruar në mënyrë përfundimtare shërbimet e fantazistit, Milani është gati t’i ofrojë Realit 22 mln euro, mirëpo klubi spanjoll ka vendosur një tarifë më të lartë, që shkon deri në 30 mln euro. Sipas raportimeve të huaja, një shumë të tillë është gati ta paguajë Arsenali, që është duke e ndjekur me vëmendje këtë situatë.

Gjithashtu, Milani mund t’i kërkojë Realit për ta mbajtur në huazim lojtarin edhe për një tjetër sezon, mirëpo atëherë, klubi kampion në fuqi i Europës do të vendoste në marrëveshje një klauzolë blerje me detyrim, diçka që Milani kërkon ta shmangë.

Sidoqoftë, një rol vendimtar në këtë mes, nuk përjashtohet të luajë edhe vetë lojtari, dëshira e të cilit është që qëndrojë në radhët e Milanit, duke qenë se atje e konsideron veten si pjesë e projektit dhe dalëngadalë mund të bëhet një titullar i padiskutueshëm në formacionin kuqezi. Thënë këtë, nuk përjashtohet mundësia që në muajt e ardhshëm, Milan dhe Real Madrid të gjejnë një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që Brahim Diaz të transferohet përfundimisht në radhët e klubit