Capello: Shqipëria surpriza më e bukur e Europianit

Sport

capello6.jpg

Fitorja e parë e Shqipërisë po ngjall vëmendjen e gjithë specialistëve të futbollit që nuk i kursejnë fjalët e mira për djemtë e de Bait. Një prej tyre është edhe Fabio Capello.

“Shqipëria është fantastike. Për mua është surpriza e këtij kompeticioni. Një skuadër unike, e përulur, që lufton për çdo top. Jam i lumtur për de Biasi-n”, u shpreh tha 70 vjeçari.

Shqipëria përfundoi e treta në grupin A pas fitores me Rumaninë dhe tani po pret rezultatet e grupeve të tjera për të mësuar nëse do kualifikohet ndër katër vendet e treta më të mira.